Microsofti konfirmon shuarjen e Internet Explorerit

Teknologji

microsofttt-297x200Microsofti ka konfirmuar se shfletuesi i internetit, Internet Explorer, nuk do të jetë shfletuesi kryesor në sistemin e ri, Windows 10.

Kompania tashmë ka treguar planet për një shfletues të ri, të koduar “Project Spartan”, por ky shfletues nuk do ta bartë emrin e shfletuesit të famshëm 19-vjeçar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jemi duke hulumtuar për emrin e ri të shfletuesit tonë që do të jetë në Windows 10”, ka thënë shefi i marketingut të Microsoftit, Chris Capossela.

“Ne do ta mbajmë akoma Internet Explorerit, por do të kemi një shfletues të ri të koduar “Project Spartan”, të cilin duhet ta emërojmë”, ka shtuar ai.

Internet Explorer do të funksionojë vetëm në disa versione të sistemit të ri, ndërsa Spartani do të jetë pjesë standarde e Windows 10.

Largimi i Explorerit vjen pas dështimit të disa tentativave vjetëve të fundit për ta fituar garën me kundërshtarin Google Chrome.

Microsofti po ashtu konfirmoi se Windows 10 do të dalë gjatë verës siç ishte planifikuar më parë.

ME TE LEXUARAT