Meucci: 20 të dyshuar për krimet e luftës në Gjakovë

Bota

meucciShefi i EULEX-it, Gabrielle Meucci ka thënë se deri më tash janë identifikuar 20 të dyshuar ndaj të cilëve mund të ngritet padi për krime të luftës që janë kryer ndaj civilëve në komunën e Gjakovës, gjatë vitit 1999. Gjatë intervistës dhënë gazetës serbe, ‘Veqernje Novosti’, ai nuk ka dashur të përmend emra, mirëpo mediat serbe kanë thënë se sipas të gjitha gjasave një nga të dyshuarit mund të jetë edhe Momir Stojanoviq, i cili tani është kryetar i komisionit parlamentar serb për siguri.

“Me këto urdhëra, prokurorët e EULEX-it kanë nisur hetime për krime të luftës në komunën e Gjakobës për rastet e datave 27 dhe 28 prill 1999, që përfshijnë krimet e kryera në fshatrat Mejë, Orizë dhe fshatra të tjera të kësaj komune”, ka thënë Meucci.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pyetur si ka mundësi që prej vendosjes së misioneve ndërkombëtare në Kosovë nuk ka pasur asnjë rast të madh për krimet e kryera ndaj serbëve, Meucci ka thënë se EULEX-i është i gatshëm të rihap secilin rast nëse del në pah ndonjë dëshmi e re.

ME TE LEXUARAT