Mbyllet seanca, ligjet votohen me opozitën në këmbë duke fërshëllyer

Aktualitet

parlament rremuje

Ora 12:40 -Përmes fërshëllimave dhe grushtave mbi tavolinat e Kuvendit ka mbyllur punimet seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë. Opozita ka protestuar dhe lëshuar thirrje kundër mazhorancës ndërsa kjo e fundit votoi ligjet dhe mbylli punimet për deri të enjten tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ora 11:35- Replikat e ashpra Berisha-Meta

Meta: Jepjani ilaçet ju lutem sepse kemi përgjegjësi për shëndetin e doktorit. Zoti Beqja ju lutem merrni masa.

Berisha: Jep dorëheqjen mos qëndro me votat e krimit aty ku je. Jep dorëheqjen menjëheë.

Meta: Tani do ti jap unë përgjigjen këtij, mbyllja mikrofonin. Unë për ty bëj çdo sakrificë por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë njëherë dorëheqjen. Dy herë nuk e jap dorëheqjen për Shkëlzen berishën. Mos u bëj pjesë e puçit të pularisë me Tom Doshin dhe Dritan Priftin. Për ty bëj çdo gjë por jo për Zenin. Ti beson më shumë tek Toma se tek prokuroria. Ti beson se një person I akuzuar për vrasje thotë të vërtetën para Tom Doshit dhe thotë gënjeshtra para prokurorisë.

Berisha: Shikoji si qeshin me rradhë deputetët e mazhorancës more me budalliqete tua. Nëse ti do tas hesësh Tom Doshin nuk e shet dot kurrë. Ai ska patur e as sdo ketë lidhje me Partinë Demokratike.

Meta: Këto janë përrallat e supergjyshit që ja tregon supermbesës. Këto janë.

Berisha: Tom Doshin e merrje me helicopter qeveritar ti.

Meta: Jepini pak ujë doktorit jepjani.

Berisha: Më mirë jep dorëheqjen mos ja e ço vendin në situate ku nuk duhet të shkojë.

Meta: O doktor ulu tani. Nuk ke moshë të mbrosh ti krimin.

Berisha: Me Tomën në fakt po I jepni drejtim kësaj pune.

Meta: Të jem I bindur që do përfundosh anëtar I partisë së Tomës.

Berisha: Të kam thënë unë Ilir Meta jep dorëheqjen se Edi Ramës ja kanë kërkuar të të arrestojë. Edi Rama të ka dorëzuar dosjen.

Meta: Doktor të lutem mos u nxeh. Ruaje qetësinë.

Berisha: Kush ja dha Doshit Profarmën.

Ora 11:16 – Berisha: Jam njeri i ligjit! Meta: E nise si lider demokracie, u bëre aksioner pularie

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se parlamenti sot më shumë se kurrë është një zonë dhe teatër krimi. “Për fatin tonë të keq në këtë parlament, kur është hapur sesioni deri më sot nuk flitet për gjë tjetër veçse për krim dhe vetëm krim. Ne arritëm marrëveshjen e dekriminalizimit dhe kjo marrëveshje nëse ekziston vullnet politik mund të shndërrohet në levën e Arkimedit për ta nxjerrë shoqërinë shqiptare nga gjendja ku është. Nëse bllokohet, kjo marrëveshje nëse bllokohet do të shndërrohet në një përballje që Shqipëria se ka parë ndonjëherë”, u shpreh Berisha.

Ai tha se ka denoncuar disa herë tentativën për eleminimin e Tom Doshit. “Çfarë jeni këtu në sallë, nëse ka një njeri që ka qenë më agresiv ndaj Tom Doshit ka qenë Sali Berisha por Sali Berisha është njeri i ligjit. Nuk kërkoj kurrë përveç ligjit asgjë tjetër. Kërkoj ligjin dhe vetëm ligjin, ska forcë në botë që të më çojë mua përtej saj. Tre muaj më parë njerëzit që thirri Ilir Meta për të më faturuar mua vrasjen e Tom Doshit ja përplasën siç e meritonte”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, Meta i kishte thirrur dhe u kishte thënë se është Sali Berisha që kishte dashur të vriste Tom Doshin dhe Mhill Fufin. “Zoti Paulin kërkon të të përdrë Rama si Tomën por më keq se ai do ta pësosh po ta them. Unë të them që nuk bën mirë që keqpërdoresh. Vazhdo bëj çtë të thotë, unë të them të kundërtën por ti bëj çtë duash”, nënvizoi Berisha.

Meta u pergjigj duke i thene “e nise si lider demokracie por po e mbaron si aksioner pularie”.

Ora 10:53 – Meta ndërpret seancën, ironi me Topallin

Pas fjalës së deputetit Edi Paloka, Kryetari i Kuvendit i dha fjalën deputetit socialist Paulin Sterkaj pork jo solli përkeqësimin e situatës. Të gjithë deputetët e PD-së u ngritën tek foltorja duke penguar vazhdimin e seancës.

“Mos ulni nivelin e opozitës, mos bini në nivele banale duke u sjellë si kontigjent i rrugës. Zonja Topalli uluni aty. Zoti Beqja lajmëroni urgjencën dhe shërbimin e kujdesit mendor. Do kujdesemi për ju zonja Topalli. Pesë minuta pushim sat ë qetësoheni. Merrni dhe ilaçet qetësohuni dhe kthehemi prapë. Nëse doni kërkesën për shkarkim ejani menjëherë”, u shpreh Meta duke ndërprerë seancën.

Ora 10:40- PD rikthehet në sallën e Kuvendit, replika Meta-Paloka

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është rikthyer në sallën e Kuvendit 40 minuta pas fillimit të saj. Me përfundimin e mbledhjes mësohet se është rënë dakord që të bllokohet seanca deri në momentin kur ajo të mos drejtohet më prej Ilir Metës.

“Nuk jam për procedurë këtu Ilir Meta. Ky është turpi më i madh që bën ky parlament. Qytetarët shqiptarë dhe gjithë bota po akuzojnë. Ka deputetë të këtij parlamenti që ka deklaruar se Ilir Meta ka paguar vrasës me pagesë për të vrarë dy deputetë të tjerë. Meta ka paguar vrasës për të eleminuar dy deputetë të Kuvendit. PD kërkoi që ditën e parë që ky të japë dorëheqjen dhe të paraqitet përpara drejtësisë. Jep dorëheqjen dhe paraqitu përpara drejtësisë. Nëse je i pafajshëm kthehu aty ku je. Telenovelat e 21 Janarit i mban mend, këta prej teje donin të digjnin Shqipërinë”, u shpreh Paloka.

“Keni bërë një kërkesë për shkarkim. Mblidhni Këshillin e Legjislacionit dhe ejani votojmë kërkesën për shkarkim. Tjetër gjë nuk bëj dot”, u shpreh Meta në përgjigje të Palokës. Meta tha se e ka firmosur menjëherë kërkesën për shkarkim dhe tha se vetëm me mirëkuptim të kryetarëve të grupeve mund të kalohet në këtë fazë.

Meta tha se që nga e hëna Tom Doshi është deputet i opozitës dhe jo i mazhorancës. “Nga e hëna ai është deputeti juaj dhe i askujt tjetër. Mund ta bëni dhe kryetar nuk u bëhet njeri xheloz”, ironizoi Meta.

"Tomgate" shkund Kuvendin, gati përballja e zjarrtë

Kuvendi i Shqiperise do te zhvilloje sot nje nder seancat me te ndezura te debatit se paku te muajve te fundit. Opozita e ka perseritur se tanime nuk do te pranoje Ilir Meten kryetar te Kuvendit dhe ka pozituar edhe nje mocion mosbesimi per te shkarkuar Meten nese ai nuk largohet vet sipas tyre per tu vene ne dispozicion te organit te akuzes. Pretendimet per skenare vrasjesh politike pritet te sjellin shume debate te zjarrta.

E enjte, 5 mars 2015, ora 10.00

RENDI I DITËS

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 26.02.2015.

2. Interpelancë me Kryeministrin kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

3. Projektligji “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian’’.

4. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9584, datë 17.7.2006 “ Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar.

5. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkim dhe prodhimi)” të ndryshuar. (vazhdon shqyrtimi në komision)

6. Projektligji “Për ratifikimin e marrrëveshjes kuadër të financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për Programin e Reformimit të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës – Faza II”.

7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim, si Administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të vendeve të ndryshme nën fondin e veçantë të aksionarëve të BERZH-IT, për planin e

qëndrueshëm të transportit në Shqipëri”.

8. Projektrezolutë “Për parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri”. Shprehet komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Koha e diskutimeve deri në 60 minuta

ME TE LEXUARAT