Mbërrin në Tiranë prokurori që anëtarësoi Kroacinë në BE

Aktualitet

cvitanNë Tiranë mbërriti Dinko Cvitan, Kryeprokurori i Kroacisë, shtetit që pak kohë më parë u bë pjesë e Bashkimit Europian, falë edhe punës së këtij prokurori.

I lindur në Zagreb në vitin 1958, i diplomuar në Drejtësi, Cvitan nisi karrierën e tij si një avokat, për të përfunduar aty ku është sot, Prokurori i Përgjithshëm i Kroacisë. Por nuk ka qenë ky post ai që e ka bërë të njohur Dinko Cvitanin.

Nga viti 2005 deri në mars 2014, ai ishte drejtori i Byrosë Kundër Korrpupsionit dhe Krimit të Organizuar, zyrë kjo që në bazë të hetimeve të saj çoi në prangosjen e ish-kryeministrit të Kroacisë, Ivo Sanader.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një vit pasi ishte larguar nga pushteti, në dhjetor të vitit 2010 në tentativë për t’iu shmangur hetimeve të nisura ndaj tij për korrpupsion, Sanader u arrestua nga policia austriake e më pas u ekstradua në Kroaci.

Nën akuzën e korropsionit dhe abuzimit me pushtetin për përfitime personale, Gjykata e Zagrebit, në nëntor 2012 e dënoi ish-kryeministrin e vendit me 10 vite burg. Por nuk ishte ky i vetmi dënim për Sanader, pasi vetëm pak ditë më parë ai u dënua edhe me 9 vite burg.

Ish-kryeministri Sanader dhe partia e tij politike, Unioni Demokratik Kroat, akuzohen për devijim të më shumë se 9 milionë eurove nga fondet publike, duke përdorur agjencinë e marketingut “Fimi Media”.

Më shumë se 2 milionë euro pritet t’i konfiskohen ish-kryeministrit kroat, ndërsa partia e tij do të paguajë një dëmshpërblim prej 3 milionë eurosh. Dhe ishte kjo lëvizje e drejtuar nga Dinko Cvitan ajo që i hapi rrugën anëtarësimit të Kroacisë për në Bashkimin Europian.

Por Cvitan nuk u mjaftua me kaq. Pasi kishte marrë postin e kryeprokurorit, po me firmën e tij u bë dhe arrestimi i kryebashkiakut të Zagrebit, Milan Bandiç, i cili po ashtu u akuzua për korrupsion.

Nëse flamuri i Kroacisë valëvitet sot mes 28 flamujve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, një meritë të padiskutueshme ka dhe Dinko Cvitan, i cili ndryshe nga retorika e dekirminalizimit që përdoret në Shqipëri arriti atë që Bashkimi Europian i kërkoi Kroacisë, edhe pse jo zyrtarisht, arrestimin e zyrtarëve të korruptuar.

I ngjashëm për vendosmërinë dhe guximin e tij me Falcone apo Borselino në Itali, Dinko Cvitan përtej meritave të politikës, të cilat gjithnjë rendin të korrin sukseset, do të jetë personi i cili ka meritat e vërteta të anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian.top channel

ME TE LEXUARAT