Matura shtetërore, dalin koficientët e lëndëve me zgjedhje për Formularin A1

Aktualitet

formulari-a1-2015Ky është formulari A1, i cili çdo maturant duhet ta plotësoj duke filluar qe nga sot deri ne datën 24 mars. Maturanti duhet te përzgjedhë lendet me zgjedhje, sipas koeficienteve përkatës, duke aplikuar online.

Zv/Ministrja e Arsimit Nora Malaj, tregon detajet lidhur me formularin A1 dhe A1Z për te cilët maturantet duhet te tregojnë kujdes. Risia e këtij viti për maturën shtetërore është ngritja e nje këndi per orët e konsultimit brenda gjimnazeve.

Kjo behet me qellim qe nxënësit te arrijnë rezultate sa me te mira ne provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje.

Maturantët që duan të ndjekin studimet e larta, mund të njihen me koefiçientët e lëndëve me zgjedhje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Provimeve kanë miratuar listat zyrtare të koeficienteve për lëndët me zgjedhje dhe llojin e shkollës së mesme.

Fakultetet kanë vlerësuar me koeficientet 1,0, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të gjitha lëndët me zgjedhje dhe llojin e shkollës së mesme që maturanti ka ndjekur.

Gjatë ditës së djeshme ka nisur zyrtarisht edhe procesi i aplikimit online, për plotësimin e formularit A1 nga maturantët e kryeqytetit.

Shkarko: Koeficientet e Lendeve me Zgjedhje (KLIKO)

Shkarko: Koficientet e profilit (KLIKO)

 

ME TE LEXUARAT