Mark Frroku: Mos votoni kërkesën e Prokurorisë! Nuk kam frikë të përballem me drejtësinë

Aktualitet

frrokDeputeti Mark Frroku është paraqitur në seancë duke marrë fjalën për të komentuar kërkesën e organit të akuzës.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fjala e deputetit Mark Frroku:

 

Në këtë histori jam i huaj. Në këto vite nuk keni parë një politikan apo deputet të burgoset për një dëshmi të rreme. Kjo dëshi e rreme nuk ekziston pasi para prokurorit kam folur vetëm të vërtetën. Prokurori kërkon kontroll personal dhe kontrollin e banesës a thua se dëshmia ime e rreme është bërë me armatim e kallash. Kjo ëpër mua është shumë denigruese dhe besoj se ju zotërinj koleg nuk do ja hapni rrugën këtij precedent. Nëse e bëni, shumë prej jush do të përfundoni nesër siç po përfundoj unë sot. Di shumë mirë që në 25 vite, në këtë sallë parlamenti apo edhe shumë institucione të shtetit shqiptar janë bërë dëshmi të rreme dhe të provuara. Për mua sështë provuar asgjë në mënyrë absolute. Edhe njohja me Durim Bamin që thotë zoti Berisha nuk ekziston dhe nuk është e provuar. Zotërinjtë flasin për njohje dhe bëjnë rolin e organit të akuzës. Unë personalisht kam qenë shumë korrekt me këtë sallë parlamenti, me zyrat e Kuvendit të Shqipërisë. Në jetën time personale, marrëdhëniet e mia me miqtë. Mendoj se kërkesa e organit të akuzës është e nxituar, denigruese. Ju kërkoj kolegëve të mi që të mos I hapin rrugë këtij precendenti sepse mua personalisht më duket precedent i rrezikshëm. Unë nuk kam frikë të përballem me drejtësinë dhe çfarë do lloj akuze që më bëhet. I ngelet pikë për pikë dëshmisë që kam bërë sepse nuk ka një dëshmi tjetër. Do të vazhdoj prapë jetën time politike pasi të jetë sqaruar kjo histori. Nuk ka asnjë shans që unë të ndaloj. Faleminderit.

ME TE LEXUARAT