Manchester City në negociata me Ancelottin

Sport

ancelotiiiManchester City raportohet se është në negociata me trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Sky Sport Italia raporton se strategu italian është duke menduar për largim nga Spanja, dhe se City mund të jetë destinacioni i ardhshëm i tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai është duke u kritikuar nga fansat e “Mbretërve” pas formës së dobët javëve të fundit.

Ancelotti ka eksperiencë në Angli me Chelsean, ku fitoi Premier Ligë, Kupën FA dhe Community Shieldin në sezonin 2009-10.

Besohet se “Qytetarët” janë duke kërkuar Ancelottin për shkak të arriturave të tij në garat evropiane. Kjo sepse City tradicionalisht ka ngecur në Ligën e Kampionëve pavarësisht shpenzimeve të mëdha në transfere.

Anceloti ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve si trajner, dy herë me Milanin dhe të fundit me Real Madridin.

ME TE LEXUARAT