Makina e dy agjentëve godet rrethimin e Shtëpisë së Bardhë

Bota

rrethimi-shpia-bardheShërbimi sekret amerikan po heton dy agjentë nga radhët e tij, të cilët  u përplasën me makine ne gardhin rrethues të Shtëpisë së Bardhë.

Një zëdhënës i shërbimeve sekrete që mbikqyrin sigurinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara ka deklaruar për BBC se përplasja ndodhi mbrëmjen e 4 marsit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Washington Post” raporton se dy agjentët u përplasën me kangjëllat rrethuese pas konsumimit të tepruar të alkoolit në një mbrëmje mes miqsh.

Përplasja është e fundit e një seri incidentesh që kanë vënë në siklet agjencinë mbrojtëse të presidentit amerikan.

“WP” i ka identifikuar agjentët si Mark Connolly, me detyrë nëndrejtor i detajeve të planit të sigurisë së presidentit dhe George Ogilvie, një oficer i vjetër mbikëqyrës në zyrat e agjencisë në Uashington.

Ata kishin qenë të pranishëm në një festë në një bar aty pranë përpara incidentit. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se panë oficerët në një automjet me llampat e emergjencës të ndezura e që me distinktivët në duar po përpiqeshin të kalonin një zonë të sigurt të kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.

Automjeti vërshoi përtej një shiriti sigurie dhe u përplas me barrikadat e përkohshme të vendosura përreth selisë presidenciale, ndërkohë që agjentë të pranishëm në vendin e ngjarjes hetuan edhe një pako të dyshimtë.

Në muajt e fundit, zyrtarë të shumtë të agjencisë janë detyruar të tërhiqen pas gabimeve të shumta të verifikuara në aspektin e sigurisë.

Vitin e kaluar, një person nga Teksasi arriti të kapërcente kangjëllat dhe të hynte në Shtëpinë e Bardhë me një thikë në dorë, para se të bllokohej nga agjentët.

ME TE LEXUARAT