Lunacek: Të liberalizohen vizat me Kosovën sa më shpejt

Kosovë&Rajon

lunacek15Vedran Xhihic hulumtues i ri dhe politikolog në Unversitetin e Vjenës. Ulrike Lunacek zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën kanë botuar dje një koment të përbashkët në gazetën austriake Der Standard, ku kanë analizuar zhvillimet e fundit në Kosovë. Mes tjerash ata kërkojnë nga BE-ja, që në mënyrë urgjente të heq regjimin e vizave për Kosovën dhe të hapë perspektiva të reja integruese.

Derisa Kosova ende nuk është zot shtëpie në shtëpinë e vet, njerëzit po vuajnë nga probleme të shumta. Por për këtë, një pjesë të përgjegjësisë e ka edhe bashkësia ndërkombëtare, e cila ende nuk e ka njohur plotësisht pavarësinë e Kosovës. Pasojat për këtë po i vuajnë edhe shumë artistët si Rona Nishliu, e cila për shkak se Kosova nuk kishte të drejtë të ishte pjesë e Eurovizionit në vitin 2012. Ajo përfaqësoi Shqipërinë ku zuri vendin e pesë. Edhe xhudistja Majlinda Kelmendi, e cila ka marrë disa çmime nuk mundi ta përfaqësonte Kosovën në Lojërat Olimpike të Londrës, sepse Kosova ishte atëherë ende pa u pranuar anëtare me të drejta të plota në këtë Komitet Olimpik Ndërkombëtar. Ekipi i futbollit i Kosovës mund të luajë ndeshje miqësore në kuadër të FIFAS, por nuk mund të marrë pjesë zyrtarisht në kampionatet ndërkombëtare të futbollit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njëjtë është edhe për sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit. Kosova nuk mund të bëhet anëtare e Interpolit dhe Europolit, sepse edhe shtatë vjet pas shpalljes së pavarësisë, pesë vende të BE-së: Greqia, Spanja, Sllovakia, Qipro dhe Rumania nuk e kanë njohur Kosovën. Për më tepër Kosova ende nuk është bërë anëtare e OKB-së, ndërsa deri më tani pavarësinë e saj e kanë njohur 110 shtete anëtare të OKB-së. Ndërkaq, ndonëse gjithë çka është gati edhe për sa i përket marrëveshjes së stabilizim - asociimit midis BE-së dhe Kosovës, bisedimet në Këshillin e BE-së për përfundimin e saj po zgjasin pa kufij. Këtu është pengesë Spanja, e cila nuk e ka njohur Kosovën nga frika e tendencave të brendshme për pavarësi. Ajo po përdor vazhdimisht pengesa të reja kundër përfundimit të Marrëveshjes së Stabilizim - Asociim. Kjo listë e pengesave të pavarësisë së Kosovës vazhdon. Ajo që më shumë ka prekur popullatën e Kosovës është izolimi i vendit. Popullata e Kosovës për dallim prej shteteve tjera të rajonit, nuk mund të lëvizë e lirë në vendet e BE-së për shkak të regjimit të vizave, derisa vendet tjera të Ballkanit, ka vite që shijojnë këtë të drejtë.

Ne, ndryshe nga ministrja e brendshme austriake Johanna Mikl-Leitner, jemi të bindur se sikur të kishte liri të lëvizjes pa viza për kosovarët, nuk do të ndodhte ajo që pamë në muajin dhjetor dhe janar, kur mijëra kosovarë lanë në rrugë ilegale vendin e tyre. Ndjenja e izolimit dhe mungesa e perspektivës është rritur shumë në mesin e tyre. Pse tani ky zhgënjim? Arsyeja është ngecja e procesit të liberalizimit të vizave. Përveç faktorëve të jashtëm për këtë eksodus, ka edhe arsye të brendshme: Gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike në vend, sistemi i keq i shëndetësisë, sukseset e pakta në luftën kundër korrupsionit dhe para së gjithash papunësia e madhe e të rinjve kanë lodhur Kosovën.

Sipas programit për zhvillim të UNDP-së, brenda pesë viteve të ardhshme, tregun kosovar të punës, do ta vërshojnë 200 000 të rinj dhe të reja të arsimuara, ndërkohë që nuk pritet ndonjë rritje e numrit të vendeve të reja të punës. 45 për qind e popullatës jeton në varfëri që është rezultat i mjerimit ekonomike. Varfëria është një nga kërcënuesit më të mëdhenj të popullatës në Kosovë, ku sipas të dhënave të UNDP-se rreth 45 për qind e popullatës jeton në kufirin e varfërisë. Prandaj, nuk duhet të befasohemi që kosovarët nga një popull optimist janë kthyer në një popull të mbërthyer nga pesimizmi. Kosovarët e duan shtetin e tyre, por ata janë zhgënjyer nga elitat politike që kujdesen vetëm për xhepin e tyre. Formimi i Qeverisë së fundit në dhjetor të viti 2014 ka fshirë edhe atë grimcë besimi që kishin.

Zgjedhjet e qershorit 2014 nuk sollën rezultatet e pritura për PDK-në e Hashim Thacit. Partitë opozitare në fakt provuan të bënin një ndryshim në qeverisje, por kjo shpresë u thye kur lideri i LDK-së nën trysninë e disa ndërkombëtarëve në Prishtinë arriti “koalicionin e madh”. Në këtë koalicion, ai u bë Kryeministër, kurse Thaçi, Ministër i Jashtëm, ndërsa ka marrë premtimin se do të bëhet President i Kosovës në vitin 2016. Një marrëveshje që ka shkaktuar shumë pakënaqësi. Ky zhgënjim për shkak të arritjes së këtij koalicioni, dëshpëroi mijëra vetë të cilët thanë “mjaft më”.

Ministrja e brendshme austriake në udhëtimin e saj në Kosovë bëri të qartë se askush nga kosovarët nuk do të marrë azil në Austri, por më mirë do të ishte sikur ajo të kishte kontribuar më shumë viteve të fundit, duke ndikuar tek ministrat e brendshëm të vendeve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për kosovarët. Qëndrimi i vendeve të BE-së në raport me Kosovën, duke u thënë atyre se “tek ne nuk keni gjasa”, po fut më shumë pasiguri tek kosovarët. Ata tani po presin nëse BE, e do vërtetë Kosovën në mesin e saj, apo ndoshta po do ta lë këtë shtet sekular, të orientohet drejt Turqisë, apo ndonjë vendi tjetër arab, që po investojnë në Kosovë por edhe po ngritin xhami të reja. Për aq sa ishin plotë shpresë dhe entuziastë për Evropën, kur u shpall pavarësia e Kosovës në vitin 2008, po aq janë sot kosovarët të zhgënjyer tek Evropa sot. BE, politikanët e saj dhe politikanët në Kosovë duhet të heqin dorë nga retorika e thatë. … janë të nevojshme shumë reforma. BE duhet të tregojë guxim dhe të liberalizojë vizat për kosovarët, ndërsa paralelisht të zgjerojë një ofansivë politike për të bindur pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë.

Autorët janë Vedran Xhihiq, hulumtues i ri dhe politikolog në Unversitetin e Vjenës.

Ulrike Lunacek zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën

ME TE LEXUARAT