Lorik Cana rikthehet në stërvitje
Lajmifundit
/
4 Mars 2015, 09:56
Sport
Lorik Cana është rikthyer rregullisht në stërvitjen e Lacios, pas problemit që pati javën e shkuar në muskujt e shpinës.
Në fakt, ky dëmtim vijon ta bezdisë hera-herës kapitenin e Shqipërisë, i cili dje është vënë në dispozicion të trajnerit.
Gjithsesi, ai nuk do mund të luajë nesër ndaj Napolit në Kupën e Italisë, pasi është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen me Milanin. Por, ai do mund të zbresë në fushë në kampionat në fundjavë ndaj Fiorentinës.