Ligji për dosjet, Mesila Doda: Qeveria po mbron ish-spiunët

Politikë

medila-dodaaDeputetja e PD, Mesila Doda ka akuzuar sot maxhorancen dhe qeverine se po mbron ish spiunet me draftin e ligjit per hapjen e dosjeve te sigurimit te shtetit.

"Sot ne komisionin e ceshtjeve sociale per te mbeshtetur projektligjin per hapjen e dosjeve dhe lustarcionin. PS eshte e vendosur te mbroje ish spiunet, ish sigurimsat dhe ish shefat e Partise se Punes me te cilet vazhdon ende te qeverise, ndaj hodhi poshte ligjin e ardhur nga shoqeria civile, nga GSHDNJ mbeshtetur nga dhjetoriste", shkruan deputetja Doda ne faqen e saj zyrtare.

Sipas saj, nuk mund te kete dekriminalizim pa dekomunistizim te administrates dhe politikes se sotme shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Pas kaq shume vitesh ka ardhur koha qe shqiptaret te mesojne te vertetat dhe qe xhelatet dhe urdheruesit e tyre te mos jene ne vendimarrje, ne politike, administrate e drejtesi", ka nenvizuar me tej Doda.

ME TE LEXUARAT