Legjenda Pele: Nuk e lind nëna një të dytë si unë

Sport

pele-cnnPele është dhe do të të jetë mbreti i futbollit brazilian. Askush nuk mund ta zbresë nga froni i futbollistit më të mirë brazilian të të gjitha kohërave 74 vjecarin, madje as Neymar, që me shifrat aktuale mund të mbyllë karrierën te Selecao me më shumë gola se ish-sulmuesi i Santosit dhe i New York Cosmos. I ngacmuar edhe nga një deklaratë e Romarios, i cili u shpreh pak ditë më parë se Neymar mund ta kalojë Pele si golashënuesi më i mirë i Brazilit, legjenda braziliane këmbëgul se ai mbetet unik, pra nuk mund të ketë një tjetër si Pele.

"Nuk besoj se Neymar do të zërë vendim tim. Është e pamundur që dukush të bëhet mbreti i ri. Sepse nëna dhe babai im, nuk lindim më. Mendoj se Neymar është një futbollist i shkëlqyer dhe me siguri që do të jetë një lojtar i madh në të ardhmen."

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë provuar gjithashtu të jenë sfidues të denjë të lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, majde është shtruar pyetja nëse Pele do të kishte aq shumë sukses nëse do të luante në kohët moderne. O'Rey e jep përgjigjen me një pyetje retorike.

"Cfarë mendojnë njerëzit për Bethovenin? A është i rëndësishëm edhe sot ky gjeni i muzikës? Njerëzit nuk duhet të harrojnë që unë isha një dhuratë e Zotit për të luajtur futboll, prandaj nuk mund të gjykohem për kohën kur kam luajtur."

Më pas Pele foli edhe për zhgënjimin që përjetoi gjatë Brazil 2014 sidomos pas humbjes së thellë 7-1 të Selecaos me Gjermaninë.

"Është fatkeqësi që Brazili nuk fitoi asnjë nga dy Kupat e Botës që u zhvilluan në vendin tim. Në rastin e parë isha 9 vjec. Askush nuk mund ta shpjegojë arsyen pse ndodhi kështu".

Në fund Pele vlerësoi punën që po bën Dunga në krye të Brazilit, edhe Selecao me të në krye luan një stil loje më mbrojtës, por që jep më shumë rezultat.

ME TE LEXUARAT