Kryeprokurori Llalla asiston në kërkesën për arrestin ndaj 2 deputetëve

Aktualitet

adriatik_llallaProkurori i Krimeve të Rënda Adnand Xholi dhe prokurori tjetër Altin Binaj, përgjatë natës së djeshme kanë përpiluar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë ndaj dy deputetëve të parlamentit Mark Frroku dhe Tom Doshi.

Në përpilimin e kërkesës mësohet të ketë asistuar dhe vetë kryeprokurori Adriatik Llalla,ku së bashku me dy prokurorët e tjerë kanë renditur një sërë provash, si përgjime, tabulate telefonike dhe dëshmi, të cilat sipas akuzës vërtetojnë se

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

deputetët kanë mashtruar por njëherësh kanë kanosur me jetë dhe shtetasin Durim Bami, edhe ky tashmë i arrestuar.

Pritet që kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy deputetëve, të dorëzohet ditën e sotme në gjykatë, dhe se një ditë më pas Gjykata të marrë vendimin për shqyrtimin e kësaj kërkese. Seanca gjyqësore do jetë me debate të forta juridike, pasi avokatët e dy deputetëve të arrestuar e kanë quajtur arrestimin si të paligjshëm dhe të motivuar politikisht.

ME TE LEXUARAT