Kryeparlamentarja serbe viziton sot Tiranën zyrtare

Politikë

serbKryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq do të vizitojë sot Tiranën me ftesë të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Siç njofton zyra për shtyp e Kuvendit të Shqipërisë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do të presë sot në orën 10:00 në një takim në Kryesinë e Kuvendit, Kryetaren e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq dhe delegacionin që e shoqëron. Pas takimit do të ketë edhe një prononcim të përbashkët për shtyp.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, kryetarja e Parlamentit të Serbisë, znj. Maja Gojkoviq do të takohet me krerët më të lartë të vendit, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

ME TE LEXUARAT