Kontrata, gruaja e Tony Blair, mbron Shqipërinë në Arbitrazh për skanerat e doganave

Aktualitet

gruaja-blairPasi shmangu një përplasje në arbitrazhin ndërkombëtar me kompaninë çeke CEZ, Qeveria shqiptare duket se është e vendosur t’i shkojë deri në fund zhbërjes së një koncesioni monopol firmosur nga Qeveria “Berisha” momentet e fundit në pushtet.

Bëhet fjalë për kompaninë “RapiScan”, e cila ka një koncesion 15-vjeçar për skanimin e kontenierëve në doganat shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zhbërja e këtij koncesioni tashmë ka mbërritur në arbitrazhin ndërkombëtar në Vjenë, fakt i publikuar nga gazeta britanike “The Sunday Telegraph”.

Kjo gazetë shkruan se Shqipëria, në këtë përplasje ku vlera e koncesionit është 250 milionë dollarë, pritet të përfaqësohet nga avokatja e njohur britanike Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit Tony Blair.

Zonja Blair drejton kompaninë avokatore “Omnia Strategy”. “The Sunday Telegraph” shkruan se “Shqipëria nisi përpjekjet në gjetjen e një kompanie ligjore për ta përfaqësuar në këtë çështje dhe, pas një tenderi zhvilluar në muajin tetor 2014, fituese u shpall kompania avokatore Omnia”.

Nuk është hera e parë që kompania avokatore “Omnia”, shkruan “The Sunday Telegraph”, përfshihet në përfaqësimin e Shqipërisë në një përballje ligjore.

Sipas kësaj gazete, në vitin 2012, Qeveria “Berisha” i besoi kësaj kompanie një kontratë konsulence me vlerë 300,000 stërlina në përballjen me një kompani energjetike amerikane.topchannel

ME TE LEXUARAT