Kjo është bima me efekte kuruese ndaj kancerit

Soft

bima-kancNoni (latinisht. Morinda citrifolia , Rubiaceae) vjen nga Tahiti, i takon grupit të 80 bimëve më shëruese.

Bima e quajtur noni përmban 18 aminoacide të ndryshme, të cilat përmirësojnë zhvillimin e muskujve dhe njëherë parandalojnë dëmtimin e tyre.

Natriumi, kaliumi, hekuri, mangani, përkatësisht magnezi, me të cilat është e pasur kjo bimë, përmbushin nevojat e organizmit të njeriut me këto minerale të caktuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pos tyre posedon edhe materie të veçanta, të cilat përmirësojnë depërtimin e materieve midis qelizave, kështu që kanë ndikim ringjallës.

Me antioksiduesit e saj ndikon në uljen e kolesterolit do të thotë se ka ndikim në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Pasi që merr pjesë në ndërtimin e nivelit më optimal të të ashtuquajturave qelizave T dhe B, lehtëson punën e sistemit imun. Falë përmbajtjes, noni mbron edhe nga sëmundjet malinje, përkatësisht ngadalëson zhvillimin e tumoreve.

Me përdorimin e rregullt mund të ndikohet në mbrojtje efikase nga tumoret. Mund të jetë e dobishme edhe në terapinë e sëmundjeve të ndryshme varëse si duhani, alkooli, droga.

ME TE LEXUARAT