Kërcënim me bombë gjatë fluturimit në avionin e "Turkish"

Aktualitet

turkishAeroplani “Boing 777” i kompanisë “Turkish Airlines” me 250 udhëtarë dhe staf të ekuipazhit është detyruar të aterrojë në Casablanka për shkak të kërcënimit me bombë, bën të ditur kompania turke e fluturimeve.

Fluturimi TK15 është nisur nga Stambolli për në Sao Paolo, por gjatë fluturimit është dhënë alarmi kështu që ka detyruar aeroplanin të kthehet në Afrikën veriore.

Një zëdhënëse e kompanisë turke ka konfirmuar se alarmi është dhënë pasi që në tualet është gjetur një letër ku shkruante “bombë”.

Aeroplani ka ateruar rreth orës 14 e 30 në qytetin më të madh të Marokut por nuk ka dhënë më shumë detaje, transmeton Reuters.

ME TE LEXUARAT