Kapet femra nga Presheva me një kg heroinë

Kosovë&Rajon

Policia-KosovesNjë 44 vjeçare nga Presheva me inicialet M.I është ndaluar nga policia serbe pasi që tek ajo është gjetur një sasi prej 1 kilogramëve drogë heroinë dhe 12 ampula anabolikë. Ajo u ndalua derisa po udhëtonte drejt Austrisë me autubusin e linjës Kumanovë – Vjenë.

Policia gjatë kontrollimit të udhëtarëve, në autobusin që udhëton në relacion Kumanovë – Vjenë, tek e dyshuara ka gjetur 1.096 gram heroinë dhe 12 ampula anabolikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

M.I i është caktuar mbajtje prej 48 orësh me akuzë për vepër penale dhe do të dëgjohet në gjyqin e lartë të Vranjës.

ME TE LEXUARAT