Jep dorëheqjen Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali

Aktualitet

spiropaliJep dorëheqjen nga detyra, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali. Pak ditë pasi lindi vajzën e saj, drejtuesja e deritanishme e sektorit të Doganave, ka paraqitur dorëheqjen.

Largimi i saj nga kjo detyrë është bërë me anë të paraqitjes së dorëheqjes tek kryeministri dhe Ministri i Financave ndersa Spiropali ka publikuar edhe një sqarim publik në lidhje me këtë akt të saj.

Të dashur kolegë dhe punonjës të Doganës Shqiptare!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndjehem e lumtur që m’u dha mundësia të njihem dhe punoj me ju.

Jam mirënjohëse ndaj secilit prej jush për faktin se në një periudhë tepër të vështirë u bëmë ballë me sukses të prekshëm sfidave thelbësore.

Kryem së bashku reforma të rëndësishme dhe të nevojshme prej vitesh:

Reformën administrative; Reformën legjislative; Reformën e procedurave; Reformën anti-korrupsion.

Marrëdhëniet mes biznesit dhe doganës i futëm në procesin pa kthim të një transformimi historik, duke i shndrruar nga marrëdhënie të deformuara klientelizmi dhe santazhi korruptiv, në marrëdhënie dialogu dhe partneriteti.

Bëmë të mundur rritjen më të lartë të të ardhurave ndër vite përmes një lufte sistematike dhe pa kompromis kundër paligjshmërisë, evazionit dhe kontrabandës.

Një vit e gjysëm nuk është mjaft për të bërë bilancin e një pune që vazhdon.

Por unë sapo përjetova momentin më të rëndësishëm në jetën e një gruaje, lindjen e fëmijës së parë. Prandaj edhe dua mirëkuptimin tuaj për ndërprerjen e shërbimit tim në krye të Doganës Shqiptare.

Jua kërkoj këtë e bindur se ju nuk do ta merrni si një llogari egoiste. Nuk ka asnjë dobësi në këtë tërheqje. E gjitha lidhet me përjetimin tërësisht individual të të bërit rolin e nënës me preokupimet përkatëse, pasi jam mësuar deri këtu të bëj vetëm vajzën. Por edhe me bindjen se tërheqja ime nuk do të krijojë asnjë boshllëk tashmë që themelet e punës sonë janë hedhur.

Faleminderit të gjithëve ju, nga i pari tek i fundit pa dallim. Faleminderit për punën plot pasion dhe sakrifica që vetëm nga brenda “mureve” të sistemit doganor mund të kuptohet se sa e vështirë është.

Faleminderit Ministrit të Financave, njeriut korrekt dhe rigoroz që me këmbënguljen e tij për të kërkuar gjithnjë më shumë, më ka ndihmuar dhe më ka mësuar shumë.

Faleminderit Kryeministrit, njeriut që nuk më la asnjëherë vetëm përballë momenteve të vështira të detyrës.

E falenderoj Kryeministrin për besimin, ndihmën dhe frymëzimin që më ka dhënë për transformimet pozitive të punës, modernizimin e sistemit, shndrrimin e administratës nga një fole parazitizmi dhe korrupsioni në një bashkësi të vetëdijshme për kryerjen e detyrës.

Ju uroj të gjithëve megjithë shpirt vazhdim të mbarë në rrugën e nisur së bashku një vit e gjysëm më parë.

S’kam asnjë dyshim se në fund të këtij mandati, do të jemi të gjithë krenarë për rolin e Doganës Shqiptare në shërbim të Shqipërisë dhe të integrimit të saj të plotë në Bashkimin Evropian.

Përqafime dhe suksese,

ME TE LEXUARAT