Jahjaga takon Mustafën, kërkon intensifikim të luftës kundër korrupsionit

Kosovë&Rajon

jahjagaPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi sot kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Enver Peci, u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, për të diskutuar për hapat e organeve të rendit dhe të ligjit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Presidentja Jahjaga theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të intensifikohet dhe të adresohet me urgjencë për t’i hapur Kosovës perspektivën ekonomike dhe përparimin e saj në përmbushjen e reformave për liberalizim të vizave dhe integrim evropian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Takimi i sotëm është pjesë e rekomandimeve të dala nga Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit për intensifikim të zbatimit të ligjit në këto fusha.

ME TE LEXUARAT