IS rrëmben 20 punëtorë shëndetësorë në Libi

Bota

isPjesëtarë të shtetit islamik kanë rrëmbyer 20 punëtorë shëndetësorë nga një spital në qytetin Sirt në Libi, e në mesin e tyre gjoja ka edhe shtetas të Serbisë, transmetojnë medie të Beogradit raportin e CNN-së.

Sulmin të hënën në mbrëmje e ka bërë një grup prej 30 personash derisa mjekët e huaj, bashkë me motrat mjekësore, po prisnin autobusin për t’i dërguar në Tripoli.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zyrtarë besojnë se terroristët dëshirojnë ta mbajnë personelin mjekësor në Sirt, qytet të cilin e kontrollojnë pothuaj në tërësi, për t’i mjekuar bashkëluftëtarët e tyre, transmeton koha.net.

CNN njofton se më së shumti të rrëmbyer ka nga Filipinet.

ME TE LEXUARAT