Meta rrëfën takimin: Tom Doshi më tha “vrasjen do ta bëjë Berisha për destabilitet”

Politikë

metaKryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh mbrëmjen e sotme në një intervistë në emisionin “Opinion” se, sa i përket akuzave të deputetit Tom Doshi, kemi të bëjmë me deklarata të karakterit politik, të bëra në momentin kur deputeti përjashtohet nga grupi parlamentar i PS, kur para disa ditësh po ky deputet ka bërë deklarata për disa drejtoresha duke i bërë shantazh Kryeministrit.

Sa i përket hetimit, Meta u shpreh se, “i vetmi person që ka bllokuar hetimin e këtyre akuzave është vetëm deputeti Doshi”.

Meta u shpreh se nuk e ka besuar këtë histori asnjëherë, duke theksuar se deputeti Doshi tregon 100 variante të ndryshme. Sipas kreut të Kuvendit kjo histori është e trilluar pas përjashtimit të deputetit Doshi nga grupi parlamentar i PS. Meta thekson se nuk ka ndikuar aspak në përjashtimin e deputetit Tom Doshi nga grupi parlamentar i PS.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Meta theksoi se historinë e Tom Doshit e kishte mësuar nga një i njohur i tij dhe i deputetit. “Kam marrë vesh nga një person i njohur i personit në fjalë. Nuk ja vlen që ta përmend emrin pasi nuk është përfolur. Ky më tha që “është ky shqetësim se kanë dash me vra Tomën. Ca është?” Ai më tha që e ka bërë Berisha, Kulici, njëfarë Toni, prokurori Beci, etj. Ai më tha që kanë përmendur emrin tënd si alibi “që ne kemi dhe përkrahjen e Metës”. Jam habitur dhe menjëherë kam marë Tomën në telefon. E kishte të fikur. Mora Mark Frrokun pasi e dija që rrinin bashkë. i thashë: “Ku është Toma?”. Më tha që jemi bashkë ndaj i kërkova që të ma kalonte. Më tha: “Lëre se kam shpëtu mirë.” Dhe kaq. Ishte mes shtatori. Kjo ishte historia që më ka treguar mua. Nuk e besova kur më tha që ishte përfshirë Agim Rama, kunati i Berishës që kam dëgjuar fjalë të mira” – tha Meta.

Meta tregoi edhe takimin me Doshin ku ka mësuar detajet e atentatit. “E takova më vonë. Nisi të më përshkruante disa detaje që ishin të çudishme. Mu duk i tensionuar. Dhe historia ishte kjo. Më tha që kishte gjetur një njeri, që kishte marrë një këst dhe që kishte rënë në gjurmët e këtij Tonit që kishte restorant te blloku. Në lokalin që kishte vajtur. Dhe që ky kishte vajtur te ky restoranti dhe kishte bërë pazar dhe kishte shkuar te tavolina ku ishte Agim Rama dhe Kuliçi dhe Beci që aprovuan që pazari të shkonte nga 200 mijë në 500. Kështu kishte shumë probleme që kishte probleme dhe trillime”, tha Meta.

“Takimi që tani thotë Toma është një nga 100 variantet e tij. Ditën që u takuam nuk ndenjëm 4 orë se kishim punë të tjera. Unë nuk e dija kush ishte ky lokal. Unë thirra Monikën për të verifikuar kush ishte ky lokal. Nuk e kam idene kush është ky Toni. Monikës ja treguam historinë më shumë për lokalin. Shqetësimi ka qenë që ca është ky lokal. Ka kamera apo jo. Asnjëherë nuk më ka thënë që vrasjen e dua unë. Ai më ka thënë që po e bën Berisha për të destabilizuar vendin” – tha Meta.

ME TE LEXUARAT