I vendosën tritol në makinë, kthehet nga Italia ish-drejtori i burgut të Fushë Krujës

Aktualitet

arben-suloj-selfieIsh-Drejtori i burgut të Fushë-Krujës, Arben Suloj, është rikthyer ditën e sotme në Shqipëri pas mjekimit të marrë në Itali nga plagët e marra në atentatin me eksploziv ndaj tij mëngjesin e 19 janarit.

Suloj është rikthyer sot pas kryerjes me sukses të një ndërhyrje në shtyllën kurrizore në një klinikë private në vendin fqinj. Ai u prit në aeroportin e Rinasit në kryeqytet nga përfaqësues të administratës së burgjeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arben Suloj pritet të rikthehet në detyrën e tij si Drejtor i burgut të Fushë-Krujës në momentin që ai do të rikuperojë gjendjen e tij shëndetësore.

Suloj theksoi se falenderon shtetin që e mbështeti për kurimin, median që pasqyroi me realitet ngjarjen e tij dhe shprehu besimin për zbardhjen e ngjarjes ndaj tij nga organet e drejtësisë.

Drejtori i burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë ra pre e një atentati, mëngjesin e së hënës kur makina me të cilën ai do të shkonte në punë, shpërtheu në lëvizje me lëndë eksplozive të dyshuar tritol, brenda portit të Durrësit.

Hetimet lidhur me këtë ngjarje vijojnë nga forcat e policisë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

ME TE LEXUARAT