I mashtroi ndërtuesi, 20 banorë kërcënojnë me vetëvrasje në Tiranë

Aktualitet

pallat2015Disa banorë të zonës “Misto Mame” në Tiranë po kërcënojnë me hedhje nga catia e një pallati të kësaj zone duke akuzuar ndërtuesin e pallatit se ka shkelur marrëveshjen me ta.

Bëhet fjalë për grupin e banorëve që ka protestuar edhe më parë ndaj firmës së ndërtimit e cila u ka marrë truallin ku kishin banesat duke u premtuar se pas ndërtimit të pallatit aty do tu jepte apartamente në pallat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Banorët akuzojnë se kanë mëse dy vjet që kanë mbetur rrugëve pasi shtëpitë e tyre janë shembur ndërsa nuk kanë hyrë në apartamentet e reja në pallatin që është ndërtuar nga biznesmeni Namik Pelivani.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ditën e sotme dhe po negocion me banorët që thonë se kontrata e vitit 2009 parashikonte se ndërtuesi do tu paguante qiratë e banimit derisa tu jepte apartamentet e reja.

ME TE LEXUARAT