Humbja, Robin Krasniqi u drejtohet fansave me këtë mesazh

Sport

robin-krasniqi2015Boksieri shqiptar Robin Krasniqi ka bere nje deklarate pas humbjes nga Jurgen Brahmer.

Ai ka shprehur zhgënjimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ndersa falënderoi të gjithë ata që e përkrahën teksa premton rikthim të shpejtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk dua t'ju arsytohem, vetem dua t'ju falenderohem dhe dua t'ju them se asnjë njeri ne kete botë nuk do gëzohej me shume se une nese do e fitoja duelin e se Shtunes, andaj asnje njeri në kete bote nuk u hidherua dhe nuk u merzit me shum se une nga kjo humbje!!!

Ju falenderoj shume te gjithe juve qe me keni perkrahur dhe vazhdoni te më perkrahni gjithmone, ju falenderoj se besuat dhe vazhdoni te besoni ne mua, per keto do mbetem gjithe jeten falenderues!!!

Atyre qe u zhgenjyen dhe u deshpruan nga une nuk dua t'ju kerkoj falje po dua tj'u them diçka: Nëse JU të nderuar, do të arritni ndonjëhere deri këtu ku arrita unë me punë, ndjers dhe vullnet atëhere jeni te sigurt se unë do jem Fansi i juaj me i flakt, sepse vetem une e di dhe e kuptoj se sa e veshtir ishta rruga ime drejt Titullit te botes ne boksin profesionist”, ka shkruar Krasniqi.

ME TE LEXUARAT