Haradinaj kritikon Qeverinë për njohjet

Kosovë&Rajon

haradinKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për siç ka thënë kur janë bërë gati 100 ditë të qeverisjes së tyre, ende nuk kemi ndonjë njohje të re .

Ja postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

“Kryeministrat Mustafa e Thaçi - gati 100 ditë qeverisje pa asnjë njohje të re!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po bëhen 100 ditë të qeverisjes tuaj me dy kryeministra, Mustafa - Thaçi.

A do ta sjellni të paktën një njohje brenda këtyre 100 ditëve?

Apo, vetëm po silleni e po pështilleni njëri brenda e tjetri jashtë, duke harruar për çka paguheni nga qytetarët e Kosovës?

Rëndësia e shtimit të numrit të njohjeve për Kosovën është e madhe, sidomos pas përkeqësimit të imazhit që ju i shkaktuat Kosovës”, (sic), ka shkruar Haradinaj.

ME TE LEXUARAT