Greqi, arrestohet shqiptari, përdori gruan e vajzat për trafik droge

Aktualitet

polici-grekeNjë grup i trafikimit të drogës që dyshohet se është drejtuar nga një shqiptar, është shkatërruar nga policia greke të dielën.

Sipas policisë, 36-vjeçari shqiptar, u arrestua me gjithë bashkëshorten dhe dy vajzat e tyre. Gjatë aksionit janë arrestuar edhe nëntë shtetas të tjerë, me kombësi rome dhe greke.

Rezultatet e operacionit u prezantuan të dielën pasdite nga drejtori i sigurimit publik të Athinës, gjeneral brigade Panajotis Stathis.

Ai vuri në dukje se shqiptari kishte përfshirë bashkëshorten dhe dy vajzat e tyre, 15 dhe 16 vjeç, që kryenin rolin e shpërndarësit me qëllim që mos të tërhiqnin vëmendjen e autoriteteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë muajit shkurt rrjeti kishte trafikuar në Greqi 30 kg heroinë, vlera e të cilës përllogaritet deri në 500 mijë euro. Policia tha se u sekuestruan edhe 19 kg të tjerë, me vlerë mbi 250 mijë euro. Policia ka thënë se nuk ka të dhëna për vendin origjinë të heroinës së pastër me të cilën furnizohej shqiptari, i cili e përpunonte në një laborator që kishte krijuar në zonën Apropirgo, pranë Athinës.

Lënda narkotike dyshohet se magazinohej në Zefiri, në një banesë që ishte shndërruar në fortesë të vërtetë, me porta të blinduara, impiante alarmi dhe kamera sigurie.

Policia ka sekuestruar 12 paketa kokainë, me peshë 773 gramë, rreth 3 kg kanabis, 4,5 kg pilula me përkatësi të panjohur, dy kallashnikovë, dy pistoleta dhe një armë gjahu, një sasi fishekësh, shumën prej 2.260 euro, si dhe pesë makina.

ME TE LEXUARAT