Gjykata e Fierit refuzon kërkesën për ekstradimin e Ben Qimes në Itali

Aktualitet

arben-isufajGjykata e Shkalles se Pare ne Fier, ka rrezuar kerkesen e prokurorise per ekstradimin ne Itali te bizmesmenit Arben Isufaj, i njohur si Ben Qimja.

Biznesmeni Isufaj eshte akuzuar dhe denuar ne Itali me akuzen e trafikimit te droges ne disa episode vite me pare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Interpoli italian me ane te nje dosje te sjelle ne Shqiperi, ka kerkuar arrestimin e biznesmenit dhe ekstradimin e tij ne Itali per zbatimin e vendimit te dhene nga gjykata ne mungese.

Sipas vendimit të Gjykatësprocedimi penal për të cilin është caktuar masa e sigurimit bën fjalë për disa episode në të cilat subjekti i kërkuar për t’u ekstraduar, Arben Isufaj, në bashkëpunim me Vasilis T. dhe Altin M. e Jetnor K. per të cilët procesi është kryer më vete, sepse janë arrestuar në flagrancë, importonin nga Hollanda në Itali, transportonin dhe mbanin me qëllim që ta shpërndanin një sasi kokaine prej 3.5 kg. Vepra penale është kryer me rrethanën rënduese se është kryer me shumë se tre persona, në bashkëpunim. Ngjarja ka ndodhur më 11 dhejtor 2004 në Melegnano.

Më 18 shkurt 2005 Arben Isufaj mbante më qëllim që ta shpërndante 3 kilograme kokainë, te sjelle nga Hollanda dhe ia dorëzonte për transportim Anbreas G. Më 27 mars 2005 në bashkëpunim me Artur L. kanë transportuar dhe shpërndarë 5.8 kg drogë e llojit kokainë. Më 20 e 21 prill 2005 në bashkëpunim me Kelmend D., Fatjon A. mbajnë me qëllim për ta shpërndarë, transportojnë dhe importojnë sasi kokaine  prej 2994 gr. Me 25 gusht 2005 në bashkëpunim me Arben G. mbanin me qëllim që ta transportonin një personi me emrin Adi 1 kilogram kokainë. Këto vepra penale në mënyrën e mësipërme janë kryer edhe në bashkëpunim me persona si Erion D., për 7 shtatë kilogram kokainë në 2 tetor 2005, në bashkëpunim me Arben G., për 50 gram kokainë, 6 dhjetor 2005, në bashkëpunim me Dritan Leshanaku, më 28 shkurt 2006, etj”, zbardheshin në vendimin e gjykatës episodet për të cilat akuzohet biznesmeni Isufaj në Itali.

Arben Isufaj u arrestua në 9 mars 2014 në Fier, për shkak se në 22.06.2010 Gjykata e Torinos, Itali, kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij për akuzën e “pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Me një vendim të Gjykatës së Tiranës, në 11 mars ai u la në masën e sigurisë “arrest në burg”.

ME TE LEXUARAT