Gjosha: Integrimi, mundësia jonë me e mirë e transformimit të shoqërisë

Politikë

gjoshaMinistrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha priti sot në një takim Ernst Reichel, Drejtor për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.

Bashkëbiseduesit e vunë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit rajonal, sinjalin e qartë që dha Konferenca e Berlinit, për vëmendjen që Gjermania i kushton Ballkanit Perëndimor , duke i dhënë shtysën dhe mundësinë e transformimit përmes projekteve të përbashkëta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministrja Gjosha, shprehu vlerësimin dhe falënderimet në emër të qeverisë shqiptare për mbështetjen e fortë që Gjermania i dha Shqipërisë për marrjen e statusit, duke shprehur gjithashtu bindjen se kjo mbështetje nuk do të mungojë edhe në vijim.

Ministrja Gjosha e informoi, z. Reichel në lidhje me reformat që po ndërmerr Shqipëria si dhe masat konkrete për përmbushjen e 5 prioriteteve të lëna nga BE.

Reichel u shpreh se Gjermania inkurajon Shqipërinë për procesin e integrimit, duke nënvizuar forcimi i shtetit të së drejtës është thelbësor në mbarëvajtjen e këtij procesi.

Ministrja Gjosha, u shpreh se qeveria shqiptare është e angazhuar të përfundojë me sukses reformën në drejtësi, pasi kjo reformë do të shënonte një pikë tjetër pozitive kthese, në funksion të procesit të integrimit në BE.

“Duke e konsideruar prioritetin tonë më të rëndësishëm kombëtar, integrimi për ne mbetet mundësia më e mirë e transformimit të shoqërisë sonë, duke e kthyer Shqipërinë në një vend me demokraci të konsoliduar”, tha ministrja Gjosha.

ME TE LEXUARAT