Gjermania, pa portierin Neuer ndaj Australisë

Sport

neuer_nojerPortieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer nuk do të luaj kundër Australisë në ndeshjen miqësor, pasi është i lënduar.

28-vjeçari ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes ku Bayerni pësoi humbje nga Borussia Monchengladbach në fundjavë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Manuel Neuer ka probleme me gjurin e tij dhe nuk do të luajë kundër Australisë. Ne nuk do të rrezikojmë më aktivizimin e tij”, tha Joachim Low, trajner i Gjermanisë.

Në kombëtaren e Gjermanisë pas një kohe të gjatë janë rikthyer mesfushori Ilkay Gundogan (Borussia Dortmund) dhe Holger Badstuber (Bayern Munchen). Ndeshja në mes Gjermanisë kampion bote dhe Australisë zhvillohet të mërkurën në orën 20:30.

ME TE LEXUARAT