Fytyra e gruas dhe burrit më të bukur në botë

Soft

gruaja-burriNjë program kompjuterik që përdoret për të vizatuar fytyrat e kriminelëve të shpallur në kërkim, është përdorur për të krijuar “fytyrat e mashkullit dhe femrës më të bukur në botë”.

“Software” ka marrë parasysh disa faktorë si trashëshia e buzëve apo gjatësia e hundës dhe ka krijuar atë që britanikët konsiderojnë fytyrë të bukur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fotot që jane realizuar janë rezultat i punës 2-mujore të Dr. Chris Solomon, një ekspert i “hartës” së fytyrës, i cili i ka kërkuar njerëzve të kompozojnë atë që konsiderojnë fytyrë të bukur duke përdorur EFIT-V PhotoFit, një “software” që përdoret nga policia e Mbretërisë së Bashkuar.

Dr. Solomon tha se ky studim, i sponsorizuar nga Samsung-u për të shënuar daljen në treg të celularit të ri Galaxy S6, tregon atë që quajnë të bukur vetëm britanikët, pasi nëse studimi do të realizohej në Afrikë apo Azi, pa dyshim që rezultatet do të ishin të tjera.tch

ME TE LEXUARAT