Futbollisti braktis Suedinë për t'u kthyer te kombëtarja Kosovare

Sport

kombetarja-kosoveIsh futbollisti i kombëtares skandinave Erton Fejzullahu që këtej e tutje do të jetë pjesë e ekipit të Kosovës.

Ka qënë vetë sulmuesi ai që ka konfirmuar ftesën e përzgjedhësit kosovar për miqësoret e këtij muaji me skuadrat e Bundesligës së parë gjermane, Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen, që luhen më 24 e 27 mars në Gjermani, citon portali suedez "Expessen.se".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Kur unë vendosa të luajë për Suedinë, kisha interesim nga Shqipëria.  Por, më pastaj më kontaktoi trajneri i Kosovës  Albert  Bunjaki. Ai më tregoi për projektin e tyre dhe çfarë duan të bëjnë. Mua m’u duk shumë interesant dhe tani ndihem mirë që kam vendosur të luaj. Është ndjenjë e mirë të përfaqësosh vendin tënd ku ke lindur", është shprehur Fejzullahu.

 

ME TE LEXUARAT