Fustani që po i “çmend” njerëzit në rrjetet sociale

Aktualitet

fustaniA është ky fustan i bardhë dhe flori apo blu dhe i zi? Kjo është pyetja që ka pushtuar rrjetet sociale orët e fundit, duke bërë që të komentojnë si njerëzit e thjeshtë ashtu edhe ata të famshëm.

Fustani dy ngjyrësh ka ndarë komentuesit në një debat online, ku një pjesë thonë se e shohin atë të bardhë dhe flori dhe pjesa tjetër, blu dhe të zi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fotoja është postuar për herë të parë në Tumblr nga 21- vjeçarja Caitilin McNeill, nga Skocia.

Pasi njoftoi miqtë e saj se në foton që kishte shkrepur shihte dy ngjyra, ajo vendosi ta publikojë në rrjetet sociale.

Fotot e fustanit, të cilat u përhapën menjëherë, filluan të komentoheshin edhe nga persona të famshëm.

Figurat e njohura që janë përfshirë në këtë debat janë Kim Kardashian, Kanye West, Justin Bieber, Taylor Swift...

ME TE LEXUARAT