Fiks Fare: Ja si merret patenta pa asnjë ditë kurs

Aktualitet

patentSi merret një patentë pa kryer asnjë ditë kurs? Emisioni investigativ “Fiks Fare” nisi këtë të mërkurë transmetimin e fakteve mbi zinxhirin e sekserëve që të ndihmojnë për t’u pajisur me patentë pa bërë asnjë ditë kurs, asnjë ditë praktikë por duke paguajtur dyfishin e çmimit.

Gazetari i Fiksit u paraqit në autoshkollën A&B në Shkodër ku u interesua për t’u pajisur me patentë pa kryer asnjë ditë kurs, por thjesht duke i ofruar para.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në pamjet me zë dhe figurë të regjistruara nga kamera e fshehtë, shihet pronari i autoshkollës që pasi bën ‘pazar’ i ofron një ulje meqënëse 'klienti ishte me bashkëshorten e tij', që të dy për patentë.

Në përfundim u ra dakort për shumën 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra për dy patenta me garancinë e vetë pronarit të autoshkollës së në ditën e testimit mjaftonte vetëm prezenca, edhe nëse lihej fleta bosh.

Pronari i autoshkollës merr menjëherë 700 mijë lekë të vjetra, ndërsa 500 mijë të tjera pas daljes nga provimi. Gazetari i Fiksit u paraqit në ditën e dhënies së testimit ku i ka dorëzuar pronarit të autoshkollës edhe 300 mijë lekë të vjetra të tjera.

Më pas ai është shoqëruar nga punonjësit e autoshkollës drejt provimit të teorisë me udhëzimin e qartë; hy, mos shkruaj asgjë, firmos dhe dil pas 20 minutash.

Ky është një pjesë e skandalit me marrjen e patentave që do të vijojë të denoncohet në Fiks Fare edhe në ditët në vazhdim.

Ndërkohë, Fiks Fare informon të gjithë qytetarët që duan të denoncojnë një shqetësim, padrejtësi apo ankesë që nga ditë e hënë, datë 9 Mars të paraqiten tek zyrat e reja të emisionit në adresën “Rruga 5 Dëshmorët”, Mëzez, Kodër Kashar, Tiranë.

ME TE LEXUARAT