Femrat në mëngjes janë më të padisponueshme, kanë nevojë për më shumë gjumë

Soft

femraFemrat në mëngjes kanë më pak disponim se meshkujt, sepse kanë nevojë për më shumë gjumë, është treguar në një hulumtim, të cilin e përcjell gazeta britanike “Telegraph”.

Shkencëtarët kanë studiuar kualitetin e gjumit tek 210 persona dhe kanë zbuluar që pas kohës së njëjtë të kaluar në gjumë, femrat në mëngjes tregojnë sjellje më të nderë dhe armiqësore në krahasim me meshkujt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkencëtarët nga universiteti Duke në Karolinën Veriore kanë thënë që dallimi në hormone është arsyeja e nevojës për më shumë gjumë tek femrat, transmeton Koha.net.

Sipas ekspertëve, femrat më shumë vuajnë mendërisht dhe fizikisht nëse nuk flenë mirë, pasi që kanë nevojë për më shumë gjumë për të mbajtur ekuilibrin hormonal.

Udhëheqësi i hulumtimit, Edward Suarez, thotë që hulumtimi sugjeron që gjumi i keq, i cili matet me numrin e përgjithshëm të orëve të gjumit, me kohën e kaluar në gjendje të zgjuar gjatë natës dhe ç’është më e rëndësishmja, kohën e nevojshme për personat për të rënë në gjumë, ka pasoja më serioze për shëndetin e femrave sesa të meshkujve.

Kemi vërtetuar që tek femrat gjumi i keq është i lidhur me nivelet e larta të stresit psikologjik dhe ndjenjën më të fortë të armiqësisë, depresionit dhe zemërimit, transmeton Koha.net. Përkundër kësaj, ndjenjat e tilla nuk janë pasojë e shkallës së njëjtë të çrregullimit të gjumit te meshkujt.

Hulumtimi ka treguar që mundësia për femrat që të zhvillojnë sëmundje të zemrës, depresion dhe probleme psikologjike për shkak të gjumit të keq është më e madhe se tek meshkujt.

ME TE LEXUARAT