Facebook teston dronin që shpërndan internet

Teknologji

droni-fbPlani i Facebook-ut për të mbuluar me internet të gjithë globin nëpërmjet pajisjeve ajrore po i afrohet gjithmonë e më shumë zbatimit ne praktike.

Zv/presidenti i inxhinierisë së rrjetit social, Jay Parikh, tha për ‘Wall Street Journal’ se Facebook-u po planifikon një “test ajror” gjatë kësaj vere të dronit të tij që funksionon me energji solare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Droni me emrin “Aquila” do të ketë krahë të gjatë sa një avion pasagjerësh dhe gjatësinë e “katër makinave Toyota Prius”, por do të peshojë sa 4 goma makine.

Pesha e lehtë mendohet se do e ndihmojë dronin të fluturojë për disa javë, muaj ose vite me radhë, duke përdorur vetëm energjinë diellore per te shperndare sinjalin e internetit ne zonat pa kete sherbim.

Edhe kompania tjeter Google është në një proces të tillë, por ka zgjedhur një zgjidhje tjetër. Projekti i kësaj kompanie përdor një mori balonash për të shpërndarë internet në zona të botës që nuk kanë akses.

ME TE LEXUARAT