“Euro 2016”, De Biasi: Fitore e rëndësishme, lojtarët treguan karakter

Sport

debiasi2014Trajneri i Kombëtares shqiptare, Giovanni De Biasi e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme fitoren e sotshme të Shqipërise 2-1 ndaj Armenisë në rrugën drejt kualifikimit për në kampionatin Europian “France 2016”.

Por De Biasi ka shtuar se shumë do te varet nga vendimi i Keshillit te Arbitrazhit Sportiv ne Lozane ne 17 prill. “Nese Kas do te na jape tre piket do te mund te jemi me afer kampionatit europian”, eshte shprehur tekniku De Biasi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

De Biasi eshte shprehur se sot shume prej lojtareve nuk ishin ne formen e tyre me te mire, por ai ka vleresuar impenjimin e tyre. Trajneri ka veçuar lojen e Mergim Mavrajt, qe “megjithëse ka pasur dëmtime dhe probleme të tjera familjare këte javë serish zhvilloi nje ndeshje te madhe duke treguar se ka nje zemer te madhe”.

De Biasi e ka cilesuar ndeshjen e sotme si nje takim qe ia vlen ta luash, duke theksuar se ne ndeshje si keto lojtaret japin maksimumin.

Ai tha se, “sot isha ne kishe, por dola shpejt se nuk më lanë kamerat. Patem shumë shtylla dhe dukej se ishim pa fat. Jam shume i lumtur nga kjo ndeshje. Sigurisht Armenia nuk ka emrin e Francës dhe Italisë, por lojtarët treguan se e donin fitoren”.

“Per ne ishte primare.fitorja, por duhet te rikarikojme bateritë për ndeshjet e ardhshme”, tha De Biasi.

ME TE LEXUARAT