Erion Bogdani: Ja kush do ta fitojë ndeshjen Shqipëri-Armeni

Sport

erjon-bogdaniIsh sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani, ka folur për  ndeshjen mes Shqipërisë dhe Armenisë që do të zhvillohet të dielën.

Kombëtarja shqiptare të dielën do ta zhvilloj një ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016. Ekipi kuqezi në ‘Elbasan Arena’ do të përballet me Armeninë, një kundërshtar aspak i lehtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kështu mendon edhe Erjon Bogdani, ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare. Por, ish anëtari i disa skuadrave të njohura në Itali në një intervistë për Panorama Sport besoj se këtë takim do ta fitoj ekipi i Gianni de Biasit.

“Kjo është një ndeshje që nuk mund të mendohet se mund të fitohet me vrull dhe vetëm me entuziazëm. Nuk mund të fitohet që në minutat e para, por do duhet të luhet njëlloj deri në vërshëllimën e fundit. Mos harrojmë se sikundër neve bëjmë llogari të marrim pikë të plota ndaj tyre, edhe ata nga ana tjetër të njëjtën gjë bëjnë”, ka deklaruar Bogdani.

“Ne do të fitojmë 2-0 dhe meqë dhashë edhe rezultatin, po lëviz pak nga vendi (qesh)… nga nesër (sot) do shkoj pranë Kombëtares, pasi dua që të kontribuoj sadopak në motivimin e tyre. E di që kjo skuadër mund të shkojë shumë larg dhe me një fitore ëndrra për në Europian do vijë drejt realitetit’, ka theksuar ai

ME TE LEXUARAT