Elvis Roshi, Bashës: Kur unë dilja në protestë, ti piqje qofte në aeroport

Politikë

ELVIS ROSHIKryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, ka replikuar në distancë me Lulzim Bashën, kryetarin e PD, i cili ka qenë dje në Kavajë. Rroshi ka reaguar pas deklaratës së Bashës se “mes kavajsave dhe Elvis Rroshit nuk ka asnje lidhje”.

Duke theksuar të shkuarën e vet si përfaqësues i atyre që kanë ndyshuar me protestat e tyre Kavajën e fillim viteve 90, Rroshi shkruan:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Lul, kur une dilja ne protesten e pare antikomuniste sebashku me bashkeqytetaret e mi ne shesh, ti piqje qofte duke buzeqeshur me servilizem te huajve ne aeroport, ndaj lidhjen me Kavajen eshte mire mos e diskutojme…

Bashkia Kavaje, festoi dje 25- vjetorin e demonstrates antikomuniste sepse ne e shohim te shkuaren si nje mundesi per te reflektuar ne zhvillimin e brezave ne te ardhmen, nderkohe qe ti Lul je i kapur mbas te shkuares si nje mundesi per te te dhene pushtetin qe enderron te kesh”.

Dhe në fund Rroshi i jep dhe një porosi si homolog në detyrë:

“Te sugjeroj te merresh dhe dy muaj me Bashkine e Tiranes se e ke harruar deren e zyres dhe mos na qaj hallin ne, se Kavajen po e ndertojme sebashku me qytetaret”.

ME TE LEXUARAT