Elvana dhe Flori në një lidhje? Flori: E kam përzemër
Kantautori mjaft i sukseshëm Flori Mumajesi, mbrëmë i ftuar në "Top Show Magazine" ka pranuar se e ka përzemër këngëtarën me të cilën ka bërë dhe bashkeëpunimin e fundit, Elvana Gjatën.
"Elvanën e kam përzemër" u shpreh ai.
Kjo ka mjaftuar për të nxitur aludimet se Elvana dhe Flori kanë më shumë sesa një bashkepunim mes tyre.
Të dy artistet kanë qenë të ftuar së fundmi në studion e Alban Dudushit për promovimin e videoklipit të tyre më të ri "Kuq e Zi je ti".
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Më tej, Flori ka përgënjeshtruar edhe lajmin që është përhapur në rrjetet sociale se refreni i këngës është vjedhur nga kënga e Juliana Pashës. Edhe Juliana më ka vjedhur mua fjalën "të dua" dhe "zemër" tek kënga e saj "Kristal" u përgjigj me humor Flori.
Mumajesi shtoi se ngjyrat e flamurit Kuq e Zi nuk i ka shpikur Juliana dhe se emërtimi i vetem që mund ti vinte flamurit ishin këto fjalë.
Flori ka folur edhe për suksesin e këngës, ku ka përmendur edhe shifrën prej 1.5 milion klikimeve brenda pak ditesh.