El Clasico, Sergio Ramos "kërcënon" Barcelonën

Sport

RamosSergio Ramos ishte i rikthyeri i madh i Realit të Madridit në ndeshjen e fundit ndaj Levantes. Qendërmbrojtësi spanjoll qëndroi në fushë përgjatë gjithë 90 minutëshit, duke përcjellë siguri në prapavijën e Los Blancos. Fitorja ndaj Levantes edhe pse jo me rezultat të thellë ka rikthyer optimizmin në shtëpinë e Realit në prag të ‘El Clasicos’ që do të zhvillohet të dielën e ardhshme. Ramos i siguroi të gjithë tifozët e klubit se përballë Barcelonës, ata do të bëjnë gjithçka për të fituar.

"Është e vërtetë që aktualisht nuk po luajmë mirë, por ‘El Clasico’ është një tjetër histori. Në atë sfidë ne luajmë për nderin tonë dhe do të bëjmë gjithçka kemi në dorë për të fituar. Barça aktualisht po përjeton momentin e saj më të mirë, ne ndoshta jo por edhe nga situatat e këqija mund të nxjerrësh konkluzione pozitive. Nuk kemi shkëlqyer në dy muajt e fundit dhe tifozët kërkojnë gjithmonë maksimumin nga ne, pasi e dinë që kemi mundësi për akoma më shumë. Megjithatë, mendoj se jemi në kohë për të reaguar dhe për të përfunduar sezonin në mënyrën më të mirë", ka theksuar Ramos.

Sipas Sergio Ramos përveç Kupës së Mbretit, Reali nuk ka humbur ende asgjë dhe është në lojë për të fituar kampionatin dhe Ligën e Kampionëve, prandaj ai i këshilloi tifozët të tregohen të duruar dhe ta mbështesin sa më fort të jetë mundur skuadrën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Duke përjashtuar Kupën e Mbretit jemi ende në mes të sezonit. Ndodhemi vetëm 1 pikë pas Barcelonës dhe jemi kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Niveli i kërkesës ndaj nesh është shumë i madh dhe prandaj tifozët nuk i përtypin dot dy apo tre rezultate negative radhazi. Gjithsesi unë dua t’u premtoj tifozëve se ne do të reagojmë fuqishëm dhe do të mbyllim edicionin me 1 ose 2 trofe", ka shtuar Ramos.

ME TE LEXUARAT