Ekspertët e aviacionit: E nevojshme për një pilot të tretë në kabinë

Bota

piDisa ekspertë të sigurisë së aviacionit thonë se pohimet e prokurorëve francezë që rrëzimi i aeroplanit gjerman ishte i qëllimshëm, bën që të jetë e nevojshme për një pilot të tretë në kabinë. James Hall, ish-kryetar i Transportit Kombëtar të Sigurisë së Bordit Amerikan, thotë se asnjë pilot nuk duhet ndonjëherë të mbes i vetëm në kabinë.

Ai vë në pah se të gjitha linjat ajrore kanë një "vend më shumë" në kabinë për një pilot të tretë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hall ishte hetues në rrëzimin e qëllimshëm të një aeroplan të EgyptAir në Oqeanin Atlantik, pak pas ngritjes në vitin 1999. Të gjithë 217 njerëzit në bord vdiqën.

Ewan Wilson, një pilot dhe autor i një libri mbi teorinë e zhdukjes së aeroplanit Malaysia Airlines 370 vitin e kaluar, për të cilin tha se ishte një akt i qëllimshëm, tha se ka pasur vrasje dhe vetëvrasje me aeroplanë gjatë 30 viteve të fundit, të gjitha prej të cilave janë kryer nga pilotët.

ME TE LEXUARAT