E pabesueshme, ja ri sa në peshë gruaja gjysmëtonëshe

Soft

mbipesheeNjë grua që mbi-peshonte 445 kilogramë ka humbur 80% të masës së saj trupore pas 11 operacioneve të kryera që nga viti 2011.

Sipas mediave te huaja, 34-vjeçarja Mayra Rosales është quajtur “vrasësja gjysmëtonëshe” pasi gënjeu duke thënë se kishte vrarë nipin e saj të vogël duke e shtypur në gjumë pa dashje në vitin 2008.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mayra e bëri këtë deklaratë për të mbrojtur motrën e saj, vrasësen e vërtetë të Eliseos. Autopsia tregoi se djali kishte vdekur nga plagë të ndryshme në kafkë.

Nëna e djalit u dënua me 15 vite burg dhe Mayra vendosi që të binte në peshë në mënyrë që të kujdesej për fëmijët e tjerë të motrës së saj.

Gjate nje deklarate per ‘ABC13’ ajo tha: “Tani, ha që të jetoj. Më parë, jetoja për të ngrënë.”

Rosales është trajtuar nga një doktor në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe humbi 5 kilogramë në 10 ditët e para. Ajo ra edhe 220 kilogramë para se të niste operacionet. Aktualisht Mayra Rosales peshon 90 kilogramë dhe ka gjetur një të dashur.

ME TE LEXUARAT