Donald Lu, konferencë me shqiptarët “Pyet Ambasadorin” në Facebook

Aktualitet

donald luAmbasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, do t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve shqiptarë në bashkëbisedim të drejtpërdrejtë në Facebook.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri bën me dije nëpërmjet një njoftimi në faqen Facebook se “Të premten, më 3 prill 2015, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, do t’u përgjigjet pyetjeve tuaja në bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë “Pyet Ambasadorin” në Facebook. Doni të dini më shumë mbi përshtypjet e tija të para mbi Shqipërinë, njerëzit apo qytetet që ka vizituar? Atëherë bashkohuni me ne të premten dhe do të keni mundësinë që të pyesni Ambasadorin Lu”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri shpjegon nëpërmjet një shënimi në fund të postimit se “Nuk do të merren në konsideratë pyetjet që do të postohen përpara datës 3 prill 2015. Ne do të postojmë më shumë detaje gjatë ditëve në vijim, prandaj na ndiqni!”.

ME TE LEXUARAT