Dëmshpërblimet, banorët e Nënshkodrës bllokojnë sërish rrugën

Aktualitet

shkoder-berdiceI kishin lënë afat 2 javor Qeverisë për një përgjigje në lidhje me dëmshpërblimin e përmbytjeve dhe në mungesë të saj, banorët e Nënshkodres i janë rikthyer protestave.

Për 15 minuta ata kanë bllokuar rrugën Shkodër-Tiranë tek harku i Berdicës duke kërkuar plotësimin e kërkesës së tyre për dëmshpërblim, pasi dëmi i shkaktuar në banesa dhe toka bujqësore nga vërshimi i ujrave është i konsiderueshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata paralajmërojnë se protestat do ti zhvendosin edhe në Tiranë përpara Kuvendit, ndërsa kërcënojnë me bojkotim të zgjedhjeve të 21 qershorit.

ME TE LEXUARAT