Davutoglu: Turqia jo pjesë e drejtpërdrejtë në sulmet kundër ISIS-it

Bota

davutoglluKryeministri turk, Ahmet Davutoglu deklaroi se vendi i tij nuk do të merrte pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ofensivën e pritshme kundër ISIS-it në Mosul, por do ta mbështeste atë, njotoi sot media turke.

”Nuk do të jemi pjesë e një konflikti të armatosur në Irak apo në Siri”, deklaroi Davutoglu për median, në bordin e një avioni drejt SHBA-së, ku kryeministri turk do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Do të mbështesim ofensivën në Mosul, por nuk do të marrim pjesë drejtpërdrejt në konflikt”, theksoi ai.

Pak ditë më parë qeveria turke dërgoi dy avionë transportues me materiale ushtarake në Bagdad.

“Jemi gati t’i japim Irakut çdo lloj asistence logjistike dhe të shërbimeve sekrete në luftën kundër terrorizmit”, theksoi Davutoglu, i cituar nga agjencia turke e lajmeve, AA.

ME TE LEXUARAT