Clinton e mbron përdorimin e emailit privat

Bota

Hillary-ClintonIsh Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton e ka mbrojtur të drejtën e saj për të përdorur emailin privat derisa ka shërbyer në krye diplomacisë amerikane.

Duke folur në OKB më 10 mars, Clinton ka thënë se ajo nuk ka dërguar materiale sekrete përmes postës elektronike nga llogaria e saj private.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në deklarimin e saj të parë publik për këtë çështje, Clinton e ka pranuar se ajo do të mund ta përdorte postën elektronike zyrtare si sekretare e shtetit, por ka insistuar se nuk ka bërë asgjë gabim.

Ajo ka thënë se ia ka dorëzuar Departamentit të Shtetit të gjitha emailet që kanë të bëjnë me punën e saj me qëllim që ato emaile të arkivohen.

Hillary Clinton ka shërbyer si kryediplomate amerikane gjatë tërë mandatit të parë të Presidentit Barack Obama dhe tani konsiderohet si kandidatja kryesore për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Kritikët kanë shprehur shqetësim se duke e përdorur emailin e saj privat, Clinton mund të ketë fshehur fakte të rëndësishme rreth punës së saj.

ME TE LEXUARAT