Bllokohen 16 ton miell i skaduar, arrestohet administratori i firmës

Aktualitet

miellNjë 51 vjeçar me detyrë administrator i një kompanie që tregtonte miell është arrestuar nga policia e Elbasanit, ndërsa janë sekuestruar 16 ton miell i skaduar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar  “Amballazhimi” është arrestuar Ferit Mana, 51 vjeç, banues në Prrenjas të Elbasanit dhe me detyrë administrator i kompanisë “Mana Fabio”.

Sipas policisë arrestimi i tij është kryer pasi gjatë hetimit të kryer ka rezultuar se 51 vjeçari tregtonte produkte me etiketa të dyshuara të falsifikuara. Nga kontrolli i ushtruar në kompaninë “Mana Fabio” në Përrenas ku 51 vjeçari ishte administrator u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 ton miell e cila dyshohet se është e skaduar.

Konkretisht sipas policisë janë sekuestruar 6 ton miell i ambalazhuar me thasë me etiketa të dyshuara si të falsifikuara, si dhe 10 ton miell i ambalazhuar me thasë me mbishkrim të huaj, të cilave i kishte kaluar afati i skadencës. Nga hetimet ka rezultuar se sasia prej 16 ton miell dhe që dyshohet si e skaduar do hidhej në treg në Elbasan.Materialet në ngarkim të 51 vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Skemat mashtruese dhe piramidale, fshehja e te ardhurave dhe fallsifikim i vulave, stamapave dhe formulareve”.

 

 

ME TE LEXUARAT