Big Brother 8, banori i dyshuar si gay, puth një femër

Showbiz

kikaaaaaaaBanorët më në fund vendosën të flenë.Pjesa më e madhe e tyre janë në dhomë të gjumit. Marina u kërkon atyre që bisedat ti lënë në dhomën e ndenjes pasi dhoma e gjumit është për të fjetur.

Pas debatit të fundit me Marinën ata vendosin ti binden. Presioni dita ditës shtohet. Dëshira e gjithsecilit për të vazhduar sa më gjatë këtë rrugëtim i bën ata të luajnë më fort dhe pa limite.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kika është një nga ata banorë që ka vendosur të luaj fortë. Ai vazhdon ti shpreh dashurinë Marinës. Vështirë të kuptohet në luan apo ndjen por insistimi i tij e bën Marinën të ndjej bezdi. Ai për tu bërë më i besuar tek Marina i tregon disa nga dinamikat e shtëpisë që ajo nuk i di por duket se i ka nuhatur.

Marina vazhdon të flas me Kikën duke marrë përgjigjet e pikëpyetjeve që ka në lidhje me banorët. Kika ndër të tjera i shton se Fatjoni me Tean janë të lidhur por nuk duan që ta tregojnë. E kuptueshme kjo nga Kika pasi ai do që dikush ta nisi këtë thashetheme nëpër shtëpi. Marina bën llogaritë e veta por sjellja e Teas kundrejt Fatjonit nuk i rezulton lidhje.

Maria mundohet ta bëj Marinën që ti dëgjohet më shumë zëri,teksa e sheh që Kika po luan me ndjenjën që ka për të. Ajo e këshillon që ti bërtas gjërat që do dhe ato që e bezdisin.

Eleonora vjen ta marrë Marinën për të fjetur për të plotësuar kështu “puzzle-in” në dhomën e gjumit,sigurisht një pjesë shumë e vogël e tij ndodhet në “burgun” e shtëpisë,Stiliani.

Kika i vendosur që mbyllja e ditës së sotme do e ketë emrin Marina e shoqëron deri në shtrat dhe i jep puthjen e natë së mirë.

ME TE LEXUARAT