Berisha: Jam njeri i ligjit! Meta: E nise si lider demokracie, u bëre aksioner pularie

Aktualitet

berisha ne kuvendIsh-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se parlamenti sot më shumë se kurrë është një zonë dhe teatër krimi. “Për fatin tonë të keq në këtë parlament, kur është hapur sesioni deri më sot nuk flitet për gjë tjetër veçse për krim dhe vetëm krim. Ne arritëm marrëveshjen e dekriminalizimit dhe kjo marrëveshje nëse ekziston vullnet politik mund të shndërrohet në levën e Arkimedit për ta nxjerrë shoqërinë shqiptare nga gjendja ku është. Nëse bllokohet, kjo marrëveshje nëse bllokohet do të shndërrohet në një përballje që Shqipëria se ka parë ndonjëherë”, u shpreh Berisha.

Ai tha se ka denoncuar disa herë tentativën për eleminimin e Tom Doshit. “Çfarë jeni këtu në sallë, nëse ka një njeri që ka qenë më agresiv ndaj Tom Doshit ka qenë Sali Berisha por Sali Berisha është njeri i ligjit. Nuk kërkoj kurrë përveç ligjit asgjë tjetër. Kërkoj ligjin dhe vetëm ligjin, ska forcë në botë që të më çojë mua përtej saj. Tre muaj më parë njerëzit që thirri Ilir Meta për të më faturuar mua vrasjen e Tom Doshit ja përplasën siç e meritonte”, u shpreh Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, Meta i kishte thirrur dhe u kishte thënë se është Sali Berisha që kishte dashur të vriste Tom Doshin dhe Mhill Fufin. “Zoti Paulin kërkon të të përdrë Rama si Tomën por më keq se ai do ta pësosh po ta them. Unë të them që nuk bën mirë që keqpërdoresh. Vazhdo bëj çtë të thotë, unë të them të kundërtën por ti bëj çtë duash”, nënvizoi Berisha. Meta replikoi me te duke i thene "e nise si lider demokracie por po e mbaron si aksioner pularie".

ME TE LEXUARAT